NGA RAPORTI I KOMISIONIT TË GARAVE
KG inicon procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit dhe kryetarit të klubit
15 May, 2024 @0:01
Në njoftimin e lëshuar sot nga FFK në faqen zyrtare të tyre, është bërë e ditur se Komisioni i Garave të FFK-së me në krye Abdyl Bellopojën ka inicuar procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit dhe kryetarit të këtij klubi.
Rasti është inicuar pasi që kryetrajneri i Fushë Kosovës Burim Shala është ofenduar, sharë dhe sulmuar fizikisht pas ndeshjes Ballkani - Fushë Kosova, ndërsa për kryetarin e klubit Arsim Kabashi ka dyshime se ka sulmuar Shalën.
Mëposhtë, po e sjellim njoftimin e plotë të KG-së së FFK-së për këtë rast:
Inicime disiplinore:
Ndaj: FC ” Ballkani”. Motivi: Lshim në organizim të ndeshjes . Pas përfundimit të ndeshjes, në koridorin e zhveshtorëve persona të pa autorizuar shajnë ofendojnë dhe sulmojn fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Fushë Kosova.
Ndaj: Kryetarit të FC ’ Ballkani” , Arsim Kabashi. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes Ballkani –Fushë Kosova.