Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI MERR 3 PIKËT E NEVOJSHME

Gjilani kryen detyrën ndaj Lirisë

Gjilani kryen detyrën ndaj Lirisë


12 May, 2024 @22:14

Pa shumë telashe, ndaj Lirisë së dorëzuar, Gjilani ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë direkte në Superligë. Ekipi i Gentjan Mezanit të trija golat i shënoi me kokë dhe thuajse në mënyrë të njëjtë, derisa mbrojtja prizrenase zihej në gjumë pas krosimeve të futbollistëve mysafir.

Liria pati një 10 minutësh aktiv në pjesë të parë, kur edhe gjeti barazimin me autogol të mbrojtësit mysafir, por me të nisur pjesa e dytë goli i Kushtrim Shabanit këndelli shpejt Gjilanin, e ky shënoi njëjtë përsëri njëmbëdhjetë minuta më vonë për të përfunduar të gjitha dilemat e ndeshjes, Liria - Gjilani 1-3 [Dajan Shehi 35’ag. - Senad Jarovic 29’, Kushtrim Shabani 46’, 57’].

TABELA AKTUALE

Fitorja e nëntë sezonale çon Gjilanin në pozitë të shtatë të renditjes tabelare me 39 pikë nga 34 ndeshje, ndërsa Liria e fundit dhe e rënë nga Superliga tashmë, ka vetëm 14 pikë nga po aq ndeshje. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe dy xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga