Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SECILA PIKË, JETIKE PËR GJILANIN

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

Foto: SCGjilani/ fb

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës


5 May, 2024 @19:05

Gjilani po vazhdon të kërkojë shpëtimin e sigurt në Superligë, për të mos pasur nevojë për ndeshje playouti me një ekip që vjen nga Liga e Parë. Ekipi i Gentjan Mezanit ka siguruar një pikë të rëndësishme në duel ndaj Malishevës që deri vonë kërkonte garat evropiane nga Superliga.

Barazimi i “të kuqve” nga Anamorava që qëndruan përgjatë 90-minutave në “Liman Gegaj” do të thotë shumë për ata, pasi që janë në luftë direkte me Feronikelin’74 në luftë për t’i ikur barazhit dhe tash kanë një pikë më shumë se ekipi nga Drenasi, kur kanë mbetur edhe 4 xhiro deri në fund të stinorit.

TABELA AKTUALE

Malisheva në anën tjetër nuk ka arritur të bëj dallimin në ndeshje, pa gjasa praktike për të arritur në TOP-3, ndërsa mbetet e katërta me 53 pikë nga 32 ndeshje, derisa Gjilani është i shtati me 35 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga