Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - DRITA

Drita dorëzohet në fund, Granit Elezaj s’lejon humbjen e Dukagjinit

Foto: KF Dukagjini / FB

Drita dorëzohet në fund, Granit Elezaj s’lejon humbjen e Dukagjinit


28 April, 2024 @17:10

Në mënyrë dramatike ka përfunduar ndeshja e sotme mes Dukagjinit dhe Dritës në Klinë.

Skuadra klinase arriti që ta marrë një barazim në minutën e 90+9’, duke e gjetur golin e barazimit përmes Granit Elezajt, për t’ia mohuar Dritës fitoren dhe për t’ia humbur 2 pikë tejet të rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Në fund, dueli u mbyll 1-1 (Granit Elezaj 90+9’ / Vitor Hugo AG 31’)

TABELA AKTUALE

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 31’, kur krosimin e Blend Baftiut në portën e gabuar e çoi Vitor Hugo për 0-1, e ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në minutën 90+9’, kur Granit Elezaj barazoi për 1-1, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Ky barazim bën që Drita ta humbë vendin e dytë për momentin, pasi që ky vend tashmë i takon Llapit, e Dukagjini në anën tjetër ndodhet i qetë në vendin e gjashtë në renditje.

Xhiron që vjen, Drita e pret Fushë Kosovën, kurse Dukagjini i shkon Ballkanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga