Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA IA BËN SEFTE SI MYSAFIR

Fitorja e parë e Prishtinës si mysafir këtë stinor!

Foto: FCPrishtina/ fb

Fitorja e parë e Prishtinës si mysafir këtë stinor!


21 April, 2024 @22:16

Është dashur të kalojnë 30 xhiro, gjysma e të cilave si mysafir të luajtura për rekord kampionen e Kosovës, ashtu që Prishtina të arrijë fitoren e parë si mysafire këtë stinor.

Prishtina ka dalë fituese për herë të parë jashtë në edicionin 2023/24 të Superligës, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit, ndërsa kanë mposhtur - gjithashtu - për herë të parë këtë stinor Malishevën, Malisheva - Prishtina 0-1 [Hasan Hyseni 67’].

Ka qenë sulmuesi Hasan Hyseni që ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Prishtinën e drejtuar nga Emmanuel Egbo në përballje, ndërsa Hyseni u asistua nga Ardian Muja. Ka qenë Malisheva në fakt që organizonte sulmin, por topin e ndërprerë Muja e shndërroi në kundërsulm ku Hyseni në vrap futet në zonë të kundërshtarit për të shënuar për fitore.

TABELA AKTUALE

Rilind Haziraj i Malishevës 4 minuta më vonë merr karton të kuq, për shkak të një faulimi të rrezikshëm të kundërshtarit, pasi që ngriti këmbën shumë lart ndaj rivalit në luftë për top. Pas kësaj më, Malisheva kishte vetëm një rast me Ilir Mustafën që tentoi me kokë, të lehtë për Ardit Nikën në portë, që në pjesë të parë mbrojti dy herë rastet e mira të vendasve.

Fitorja bën që Prishtina të arrijë në 43 pikë pas 30 ndeshjeve dhe të vazhdojë qëndrimin në pozitë të pestë, ndërsa Malisheva bën një hap prapa në luftë për dalje në gara evropiane nga Superliga, duke mbetur në pozitë të katërt me 52 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga