Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME MUND TË MADH, LLAPI ARRIN FITOREN

Ilir Krasniqi në kohën shtesë sjell fitoren e Llapit

Foto: KFLlapi/ fb

Ilir Krasniqi në kohën shtesë sjell fitoren e Llapit


21 April, 2024 @19:33

Dominim i plotë i Llapit me disa kundërsulme dinake të Fushë Kosovës, ndërsa shkëlqimi i portierit Davide Borsellini që ka mbajtur “pampurët” në lojë përgjatë 90-minutave është për tu theksuar.

Sidoqoftë, Llapi shënoi në kohën shtesë, kur krosimi i Muhamet Hysenit në zonë gjeti mbrojtësin Ilir Krasniqi që shënoi në portën e italianit për t’ia sjellë fitoren aq shumë të dëshiruar të ekipit të drejtuar nga Tahir Batatina. Llapi - Fushë Kosova 1-0 [Ilir Krasniqi 90’+2].

Ky i fundit, lëvdoi referimin pas ndeshjes si dhe ekipin e Fushë Kosovës që luftoi pa marrë parasysh pozitën që e ka aktualisht në tabelë.

TABELA AKTUALE

Goli i Ilir Krasniqi gëzoi pa masë llapjanët, ndërsa Borsellini që gjatë ndeshjes mbrojti raste të shumta konkrete të vendasve si dhe një penallti të Muhamet Hysenit (85’) bën që të tregohet rëndësia e madhe e një portieri në ekip.

Llapi tash ndanë pozitat 2-3 me Dritën, pasi që kanë pikë të njëjta 58. Fushë Kosova ende ka gjasa teorike për mbijetesë, me 20 pikë e nënta - me shpresë që t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të stinorit (6).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga