NGA KOMISIIONET

Foto: KFLlapi/ fb
KG fut në disiplinore Tahir Batatinën
16 April, 2024 @19:58
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është futur në procedurë disiplinore nga KG i FFK-së. Në njoftimin e publikuar sot pasdite, është bërë e ditur se nga Tahir Batatina kërkohet deklaratë shtesë, ndërsa ai është ngarkuar me fyerje në baza racore dhe akuzë ndaj gjyqtarit kryesor për ndikim në epilog të ndeshjes.
Mëposhtë, po i sjellim inicimet e nisur nga Komisionet përkatëse të FFK-së.
“Ndaj: Kryetrajnerit te FC “Llapi“, Tahir Batatina nr ID 01144M77. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Dukagjini-Llapi në rrëmujen e krijuar fyen në baza racore, ndërkaq në emisionin sportiv akuzon gjyqtarin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimeve televizive.”
“Kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina nr ID 01144M77.Pas përfundimit të ndeshjes Dukagjini-Llapi në rrëmujen e krijuar fyen ne baza racore, ndërkaq në emisionin sportiv akuzon gjyqtarin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina. Afati datë 19.04.2024 ora 13:00.”