Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF SHPRESE

Fitore e madhe e Gjilanit ndaj Prishtinës

Fitore e madhe e Gjilanit ndaj Prishtinës


13 April, 2024 @21:37

Fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë ka shënuar sot skuadra e Gjilanit.

Në udhëtim te Prishtina, sot Gjilani shënoi fitore 1-3 (Rilind Namani 61’ - Kushtrim Shabani 58’, Qëndrim Ismajli 71’, Oltion Bilalli 90’+3).

Pjesa e parë u ndeshjes u mbyll pa gola, ndonëse raste për shënim patën të dyja skuadrat, e më pas gjilanasit shënuan fitore në pjesën e dytë.

TABELA AKTUALE

Kushtrim Shabani, Qëndrim Ismajli - mbrojtësi anësor që po kalon formë të mirë, dhe Oltion Bilalli shënuan për Gjilanin sot, kurse për Prishtinën shënoi Rilind Namani.

Fitorja e shënuar sot e nxjerr Gjilanin nga zona e rrezikshme për momentin, kurse Prishtina synimin e vetëm sezonal e ka Kupën e Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga