Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA FITON DERBIN

Baftiu vulos derbin, Drita rrëzon Llapin nga froni!

Fotot: FCDrita/ fb

Baftiu vulos derbin, Drita rrëzon Llapin nga froni!


7 April, 2024 @17:22

Para xhiros Llapi ishte në krye të Superligës, por ekipi i Tahir Batatinës do të duhet të vajtojë rastet e humbura në ndeshje për humbjen e kreut të tabelës!

Një gol i mesfushorit me përvojë Blend Baftiu ka vendosur derbin, ndërsa Drita ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në luftë për titullin kampion, duke fituar ndehsjen: Llapi - Drita 0-1 [Blend Baftiu 42’].

Blend Baftiu

Pjesa e parë ka kaluar me dominim të Dritës. Ekipi i Zekirija Ramadanit dukej bindës, ndërsa vendosja e Ovoukas në mesfushë nga tekniku shkupjan dërrmoi mesin e vendasve që pos dy tentimeve më serioze nuk arritën të krijonin raste të organizuara mirë.

TABELA AKTUALE

Ka qenë Juan Mesa që asistoi te goli i Baftiut që i solli fitoren Dritës. Llapi përkundër që në pjesë të dytë dominoi, pas zëvendësimeve të bëra nga Tahir Batatina, rastin më të mirë për gol e kishte në pjesë të parë, kur shuti i Muhamet Hysenit u mbrojt nga Faton Maloku e topin e dëbuar Hamdi Namani e goditi në shtyllë!

Në pjesë të dytë, disa raste për Llapin - por asnjëra në gol, ndërsa u theksuan disa goditje drejt portës, që nuk e gjenin kornizën (Gashijan 55’, 81’, Ahmeti 57’).

Në fund, Drita merr kajmakun e ndeshjes dhe me tre pikë të reja barazohet me Llapin në 54 pikë, ndërsa llapjanët për shkak goldallimin qëndrojnë në pozitë të dytë e gjilanasit në të tretin. Fitorja e Dritës ndaj Llapit, bëri që Ballkani në përballjen tjetër me fitore t’i rikthehet kreut. Në xhiron e rahdës, Drita pret Lirinë, ndërsa Llapi i shkon Dukagjinit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga