Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI PËRSËRI LIDER

Kampioni ritkhen kreun me fitore të pastër ndaj Lirisë

Kampioni ritkhen kreun me fitore të pastër ndaj Lirisë


7 April, 2024 @17:11

Falë edhe rezultatit që i konvenoi më së shumti në derbin mes Llapit dhe Dritës, Ballkani me fitore ndaj Lirisë në Suharekë sot i është kthyer kreut të renditjes së Superligës dhe tashmë ka përsëri dallim prej 2 pikësh ndaj ndjekësve kryesorë të tij, që luajtën sot mes vete.

Pas pjesës së parë të kaluar pa gola, Ballkani priti lodhjen e kundërshtarit të dorëzuar në Superligë tashmë dhe me golat e Nazmi Gripshit dhe të Edvin Kucit krejt në fund siguroi fitoren, Ballkani - Liria 2-0 [Nazmi Gripshi 71’, Edvin Kuc 90’+2].

TABELA AKTUALE

Derisa Liria pashmangshëm pësoi humbjen e 20 sezonale, Ballkani është lider pas 28 xhirosh me 56 pikë! Liria e fundit në renditje (e dhjeta) me 10 pikë nga po aq xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga