Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË PIKË PËR "NIKLIN" LUFTARAK!

“Rexhep Rexhepi” i pathyeshëm për Prishtinën

Foto: FCPrishtina. fb

“Rexhep Rexhepi” i pathyeshëm për Prishtinën


7 April, 2024 @18:45

As në mysfarillëkun e dytë të kaluar në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, Prishtina nuk ka arritur të shënojë gol, rrjedhimisht as fitore, ndërsa që të dyja ndeshjet e luajtura mes Feronikelit’74 dhe Prishtinës ku gjelbërezinjtë ishin vendas, përfunduan pa gola 0-0.

E njëjta ishte edhe sot, Feronikeli’74 - Prishtina 0-0, ndërsa ekipet kishin disa gjysmëraste në një përballje ku luftohej për top, por kreativiteti mbeti së kërkuari dhe tentimet kryesisht ishin të krosimit në zonë dhe pritjes që diçka të bëhej në tollovi aty!

TABELA AKTUALE

Në fund, Feronikeli’74 mbetet i teti në renditje të tabelës në zonë të barazhit, por tash me 30 pikë sa ka edhe Gjilani i shtati nga 28 ndeshje.

Ekipi i drejtuar nga Shefki Kuqi në xhiron e radhës pret Ballkanin që po lufton për titull! Prishtina ndërkaq, rivalin tjetër në hall sikurse Feronikeli’74 - Gjilanin!

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga