Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI FION NË "REXHEP REXHEPI"

Edhe një fitore për kampionin, për të ruajtur kreun

Foto: FCBallkani/ fb

Edhe një fitore për kampionin, për të ruajtur kreun


13 April, 2024 @21:30

Kampioni në fuqi i Kosovës sot ka shënuar fitore ndaj Niklit në Drenas, për ta ruajtur kështu kreun e klasifikimit.

Takimin e sotëm Ballkani e fitoi me rezultat 0-2  [Nazmi Gripshi 22’pen., Mamadou Danfa 90+2’].

Gjatë gjithë ndeshjes skuadra suharekase ishte më kërkuese dhe e dominoi takimin, ndërkohë që shënoi nga një gol në secilën pjesë.

TABELA AKTUALE

Goli i parë u shënua nga Nazmi Gripshi qetësisht nga pika e bardhë, e krejt në fund për përfundimtaren 0-2 shënoi Mamadou Danfa.

Kështu, Ballkani ruan kreun e klasifikimit, kurse Nikli për momentin ndodhet në pozitën që dërgon në barazh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga