Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE RUTINORE

Lehtë ndaj Lirisë, Drita vazhdon ndjekjen

Foto: FCDrita/fb

Lehtë ndaj Lirisë, Drita vazhdon ndjekjen


13 April, 2024 @21:33

Plot 6 gola dhuroi takimi i sotëm mes Dritës dhe Lirisë.

Në fund kjo ndeshje përfundoi 4-2 [Meris Maliqi 8’, Blerim Krasniqi 49’, Fluturim Domi 57’ag., Albert Dabiqaj 81’pen. - Arbër Basha 74’, Yll Ibrahimi ag.88’] për skuadrën gjilanase.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me vetëm një gol, e më pas skuadrat shpërthyen në pjesën e dytë, e cila dhuroi plot 5 gola, me mysafirët që e hapën ndeshjen duke qenë më sulmues sesa në pjesën e parë.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar sot e mban Dritën në hap me Ballkanin lider, e Llapi ndeshjen e vet e luan nesër.

Sa i përket Lirisë, kjo skuadër është shumë pranë që ta sigurojë edhe matematikisht rënien në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga