Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGIM I KF LLAPIT

Llapi me reagim, s’do të dalë në fushë nëse vendoset për këtë gjyqtar

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi me reagim, s’do të dalë në fushë nëse vendoset për këtë gjyqtar


16 April, 2024 @14:52

Përmes një reagimi të lëshuar në llogarinë zyrtare të klubit në Facebook, KF Llapi ka bërë të ditur se nuk do të dalë në fushë të lojës për xhirot e radhës nëse nga Federata i delegohet gjyqtari Visar Kastrati.

Ata kanë treguar se edhe kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë gjest të tyre.

Këtë reagim Llapi e ka bërë pas dy ndeshjeve të fundit të gjykuara nga gjyqtari në fjalë, ndërsa më poshtë po e sjellim reagimin e plotë dhe pa ndërhyrje të ekipit nga Podujeva.

REAGIM
Duam të reagojmë sërish për mediat, opinionin e futbollit dhe komunitetin e futbollit kosovar, pas analizave në detaje të të gjitha ndeshjeve, sidomos dy ndeshjeve të fundit të gjykuara nga Visar Kastrati.
Ky turp i krijuar ndaj nesh ka emër Visar Kastrati, së bashku me ata që e deleguan në ndeshjet e klubit tonë.
Rastin e penalltisë së paakorduar ndaj nesh e kemi analizuar dhe konsultuar me shumë njohës të futbollit dhe ndihemi të dëmtuar nga i njëjti gjyqtar që FFK e shpalli më të mirin, kurse në VAR duke “fjetur” ishte gjyqtari Burim Jahmurataj dhe asistenti i tij Fatlum Jashari.
Ne nuk dyshojmë në aftësitë e tij të gjyqtarit, por gjykimi i tij ishte skandaloz dhe më i keq për futbollin kosovar.
Visar Kastrati, i cili punon si Koordinator i referimit dhe merr pagë mujore nga FFK, vazhdon me avazin e vjetër duke dëmtuar një klub të organizuar shkëlqyeshëm si klubi ynë.
Kjo nuk do shumë koment por që po ndikon drejtpërdrejt dhe qëllimisht tek rezultatet tona.
E paralajmërojmë FFK-në se nuk na intereson se si do delegohen gjyqtarët në xhiron e radhës, por në momentin që Visar Kastarati delegohet në ndeshjet tona të ardhshme në këtë kampionat, ne nuk do të dalim në fushë fare, pastaj përgjegjësinë për mosdaljen tonë në fushë le t’a mbaj FFK, Komisioni i Garave dhe njerëzit që janë kompetent për delegimin e gjyqtarëve.
P.s Edhe një herë, po publikojmë pamjet dhe interpretimin e njerëzve që kanë karrierë të pasur në futboll, pa mbajtur anë, por duke folur dhe vlerësuar rastin me realitetin e situatës në një ndeshje futbolli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga