Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI'74 FITON!

Rastet Malishevës, fitorja Feronikelit’74

Rastet Malishevës, fitorja Feronikelit’74


27 April, 2024 @19:48

Përkundër se Malisheva kishte rastet më të mira dhe mundësitë për të shënuar në pjesë të parë, ka qenë Feronikeli’74 që është treguar “vrasës” para portës kundërshtare dhe ka marrë fitore të madhe sot në luftë për mbijetesë direkte në Superligë, Feronikeli’74 - Malisheva 1-2 [Florent Avdyli 59’, Ibrahim Cervadiku 80’ - Drilon Hazrollaj 69’].

Feronikeli’74 është në luftë direkte me Gjilanin për pozitën e shtatë në tabelë që siguron mbijetesën në Superligë pa pasur nevojë për ndeshje barazhi. E kjo fitore, ekipit të drejtuar nga Shefki Kuqi, që erdhi pas 3 ndeshjesh pa fitore, ka qenë shumë e rëndësishme.

Altin Aliu pati rast tepër të mirë për Malishevën (5’), që goditi drejt Amrush Bujupit në portë. Ibrahim Cervadiku rrezikoi mirë portën e Adis Veliiit (20’), pa sukses. Më pas tentoi Dreni Kryeziu me kokë, pas kornerit të Drilon Hazrollajt, shtylla shpëtoi “niklin”.

Në pjesë të dytë, edhe dy raste të mira të Malishevës së drejtuar nga Qëndrim Kida. Së pari Etnik Brruti tentoi, e më pas edhe Drilon Hazrollaj - por topi godiste Bujupin në portë!

TABELA AKTUALE

E në anën tjetër një goditje si me predhë përtoke, bëri që Florent Avdyli të sjellë gëzim të madh te vendasit (59’) për 1-0. Shpejt u kundërpërgjigj Malisheva, pasi mori penalltinë përmes VAR-it, e këtu Hazrollaj nuk gaboi 1-1 (69’). Përsëri provuan mysafirët, por më pas ka qenë i riu Ibrahim Cervadiku që u gjend më së miri në zonë për të shënuar për fitore 2-1 (80’) duke futur në rrjetë topin e dëbuar.

Fishkëllima e fundit e gjyqtarit solli gëzim te tabori vendas, që dinte mirë rëndësinë e ndeshjes dhe tashmë me fitoren e nëntë sezonale, Feronikeli’74 është i teti në renditje me 34 pikë, sa ka edhe Gjilani me një ndeshje më pak aktualisht. Malisheva ndërkaq, mbetet e katërta me 52 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga