PRISHTINA - LLAPI
Dygolësh nga Muhamet Hyseni, Llapi mposhtë Prishtinën
28 April, 2024 @17:03
Me rezultat 0-2 (Muhamet Hyseni 15’ 86’) e ka fituar duelin e sotëm ndaj Prishtinës skuadra e Llapit, për ta vazhduar kështu luftën për titullin kampion.
Muhamet Hyseni ishte ai që ia dha epërsinë llapjanëve, duke shënuar për 0-1 në minutën e 15’, e ky rezultat mbeti i pandryshueshëm deri në minutën e 86’, kur i njëjti lojtar shënoi për 0-2, gol i cili u pranua pas rishikimit me VAR.
Meritor që Llapi mbeti për kohë të gjatë në epërsi 0-1 ishte portieri Ilir Avdyli, i cili sot zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë.
Fitorja e sotme bën që Llapi të kalojë në vendin e dytë, me Dritën që lëshoi pikë në udhëtim te Dukagjini. Llapjanët për momentin janë 2 pikë larg Ballkanit lider, kurse për Prishtinën ky sezon i Superligës pothuajse ka përfunduar, me vëmendjen kryesore që është te finalja e Kupës.
Xhiron që vjen, Prishtina i shkon Lirisë në Prizren, kurse Llapi e pret Niklin 74.