VENDIMI I RADHËS
Drita dënohet me 4 ndeshje lojë pa praninë e shikuesve!
1 May, 2024 @0:34
Skuadra e Dritës është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë të FFK-së me katër ndeshje si vendas pa prani të shikuesve! Njoftimin e ka dhënë Komisioni në fjalë sot, ndërsa Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pos kësaj, klubi gjilanas që është në garë për titull kampioni të Kosovës, është dënuar edhe me 1 mijë e 500 euro.
Në arsyetimin e vendimit të marë nga KD i FFK-së është thënë se pas përfundimit të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, tifozët e klubit Drita manifestuan sjellje të ashpra, josportive që dëmtojnë autoritetin sportiv të futbollit, pasi që ata kishin gjuajtur me gjësende drejt lojtarëve kundërshtarë me përafërsisht 25 shishe PVC. Më pas, të njëjtin tifozë kishin kaluar rrethojat dhe duke depërtuar në fushë konfrontohen me zyrtarë e FC Drita!