REFUZOHET LICENSIMI I DUKAGJINIT!
FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane
2 May, 2024 @15:26
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të saj se gjashtë ekipe të Superligës janë licensuar për gara evropiane të stinorit 2024/25 dhe një e elitës së femrave.
Refuzimi i vetëm për licensim nga të gjithë aplikantët i ka shkuar KF Dukagjini i Klinës, derisa FFK nuk ka shpjeguar detajet tjera pse nuk është licensuar ekipi në fjalë.
Përndryshe, nga të licensuarit për garat e UEFA-së për stinorin 2024/25 janë:
◼FC Ballkani,
◼FC Drita,
◼FC Llapi,
◼FC Malisheva,
◼FC Prishtina,
◼SC Gjilani
◼KFF Mitrovica.
“Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2024/25 të garave të UEFA-s. Për licencim për garat e UEFA-s kanë aplikuar 7 klube nga Superliga e meshkujve dhe 1 klub nga Superliga e femrave.
Nga 8 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 7 prej tyre janë licencuar, kurse një nuk është licencuar. Klubet e licencurara janë: FC Ballkani; FC Drita; FC Llapi; FC Malisheva; FC Prishtina; SC Gjilani; KFF Mitrovica. Kurse klubi i vetëm që nuk ka marrë licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është: KF Dukagjini.” - ka shkruar në njoftimin e plotë të FFK-së.