Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - FUSHË KOSOVA

Ballkani bindshëm ndaj Fushë Kosovës, i afrohet titullit

Ballkani bindshëm ndaj Fushë Kosovës, i afrohet titullit


12 May, 2024 @17:01

Fitore bindëse ndaj Fushë Kosovës nga Ballkani sot, fitore që i afron suharekasit shumë me titullin kampion.

Rezultati i ndeshjes së sotme ishte 3-0 (Walid Hamidi 31’, Almir Kryeziu 52’, Bernard Karrica 87’) për suharekasit, e mysafirët tashmë të rënë nga liga nuk e gjetën dot as golin e nderit.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Ballkanin, e goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga Walid Hamidi.

TABELA AKTUALE

Pak pasi filloi pjesa e dytë, qetësi Ballkanit i dha Almir Kryeziu, duke shënuar për 2-0 në minutën e 52’.

Krejt në fund, Bernard Karrica shënoi për 3-0, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Xhiron që vjen, Ballkani i shkon Llapit, kurse Fushë Kosova Prishtinës.

Barazimi i Dritës sot bën që Ballkanit t’i mjaftojë një pikë në përballjen direkte ndaj Llapit xhiron tjetër, që suharekasit ta mbrojnë titullin kampion. Nëse Ballkani e humbë atë takim, kampioni do të vendoset në xhiron e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga