SHPALLET VENDIMI
KA zbut dënimin e Tahir Batatinës
8 May, 2024 @12:18
Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë të Superligës, ka zbutur dënimin e trajnerit të Llapit Tahir Batatina, prej tre në dy ndeshje moskryerje të detyrës së tij zyrtare. Kjo, pasi që pas ankesës së Batatinës, është aprovuar pjesërisht ankesa e kryetrajnerit të ekipit të Llapit.
“Ndaj Vendimit të lartcekur, z. Batatina ka ushtruar ankesë brenda afatit të përcaktuar në aktet normative të FFK-së. Në ankesën e parashtruar ndaj vendimit, z. Batatina ndër të tjera ka theksuar se “kërkoj falje dhe është hera e fundit që ndodh kjo për mua dhe nuk do të ndodhë asnjëherë tjetër në karrierën time që tash e 11 vite e kam krijuar me respekt dhe kulturë familjare dhe sportive”. Për më tepër z. Batatina përmes ankesës së tij ka kërkuar nga ana e Komisionit që të marrë parasysh faktin se jemi në fund të kampionatit, ku ka shumë rëndësi prania e tij në ndeshje
dhe pranë ekipit pasi janë ndeshje vendimtare për garën e titullit kampion.” - ka shkruar ndër të tjera në arsyetimin e vendimit të KA-së sot, lëshuar nga FFK.
Ndërkaq, ankesa në dënimin prej 500 eurove për dënimin e Batatinës, është refuzuar dhe këtë gjobë do të duhet ta paguaojë plotësisht.
Batatina ishte dënuar me 3 ndeshje suspendim fillimisht dhe 500 euro gjobë, për shkak të fyerjeve në baza racore si dhe akuza ndaj gjyqtarëve në emision televiziv sportiv.