Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - FERONIKELI 74

Barazim ndaj Niklit 74, Drita “përshëndetet” me titullin

FC Drita, FB

Barazim ndaj Niklit 74, Drita “përshëndetet” me titullin


12 May, 2024 @17:08

Barazim pa gola ndaj Niklit 74 sot dhe Drita pothuajse është përshëndetur me titullin kampion për këtë sezon.

Dy xhiro para fundit, skuadra gjilanase ndodhet 6 pikë larg kreut dhe 2 pikë larg vendit të dytë, duke e bërë pothuajse të pamundur arritjen e titullit kampion, duke qenë se mundësitë janë shumë të vogla që Ballkani t’i humbë dy ndeshjet e fundit, si dhe Llapi të mos e fitojë ndeshjen e fundit

TABELA AKTUALE

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola. Më kërkuese në këtë pjesë ishte Drita, ndërkohë Nikli 74 provonte të rrezikonte herë pas here përmes kundërsulmeve.

Sikur e para, njëjtë u mbyll edhe pjesa e dytë, 0-0 pas 90 minutave lojë, rezultat që Dritës nuk i konvenoi aspak, e Nikli në anën tjetër mbetet në zonën e barazhit, me gjasa ende gjallë për shpëtim direkt.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga