Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi


18 May, 2024 @18:25

Fitore e lehtë dhe e sigurtë e Prishtinës, për t’iu kthyer triumfeve në Superligë, pas dy disfata që i regjistroi në xhirot e kaluara. Ekipi i Emmanuel Egbosë ka reaguar sot ndaj Fushë Kosovës së rënë nga Superligë, duke e fituar ndeshjen thellë Prishtina - Fushë Kosova 5-0 [Mërgim Pefqeli 38’, Ardian Limani 45’, Hasan Hyseni 61’, 72’, Igball Jashari 65’].

Kjo ka qenë fitorja e dytë këtë stinor që Prishtina e regjistroi me këtë rezultat, pasi që më parë mposhti edhe Dukagjinin 5-0. Egbo në lojë i dha mundësi të tregohen edhe të rinjtë e ekipit, që patën mundësi të marrin sadopak përvojë në Superligë, ndërsa fitorja dhe tre pikët e reja mbajnë Prishtinën në pozitë të pestë të renditjes tabelare.

TABELA AKTUALE

Pas XXXV xhirosh, një xhiro para fundit të stinorit, Prishtina e pesta në renditje ka 49 pikë, ndërsa Fushë Kosova është e nënta me 20. Prishtina stinorin e mbyll ndaj kampionit të posashpallur të Kosovës, Ballkani në Suharekë xhiron që vjen, ndërsa Fushë Kosova përshëndetet nga Superliga si vendase ndaj Feronikelit’74. Kujtojmë, Prishtina këtë ndeshje si vendas e luajti në stadiumin e Drenicës, në “Bajram Aliu” të Skenderajit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga