Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KDE-së

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

Foto: FCBallkani

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani


16 May, 2024 @13:19

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës (shkalla e parë) pranë FFK-së, pasi që hapi procedurat disiplinore ndaj FC Ballkanit, ka kërkuar deklaratë shtesë për dy rastet e hapura.

Rasti i parë ka të bëj me ofendimin dhe sulmin ndaj trajnerit kundërshtar në korridor, ndërsa i dyti me dyshimin për sulmin fizik nga kryetari i klubit ndaj të njëjtit. Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, pasi që kishte dhënë deklaratën pas ndeshjes Ballkani - Fushë Kosova, kishte raportuar për incidentin në korridor para hyrjes në zhveshtore.

Mëposhtë, shikoni njoftimet e plota të KDE-së lidhur me ekipin kampion të Kosovës dhe pretendentin kryesor për titull.

FC ”Ballkani”. Lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, në koridorin e zhveshtoreve persona të paautorizuar shajnë ofendojnë dhe sulmojnë fizikisht kryetrajnerin e ekipt mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Ballkani”. Afati datë 21.05.2024 ora 13:00.

Kryetari i FC “Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyryar të ndeshjes Ballkani–Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i FC “Ballkani”, Arsim Kabashi. Afati datë 21.05.2024 ora 13:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga