Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi


18 May, 2024 @18:53

Feronikeli’74 me mund fitoi Dukagjinin në një ndeshje ku golat vinin herë në një, e herë në anën tjetër për tu mbyllë dueli me fitore të vendasve të drejtuar nga Shefki Kuqi.

Feronikeli’74 - Dukagjini 3-2 [Agron Bruqi 28’, Ibrahim Cërvadiku 35’, Robert Rrahmani 69’ - Redon Syla 31’, Amsal Krasniqi 51’]

Robert Rrahmani ka qenë lojtari më në formë i “niklit” sot në “Rexhep Rexhepi” ndërsa pos golit të fitores ai bëri edhe asistim të duhur për golin e dytë të Ibrahim Cërvadikut, pa llogaritur këtu mundësitë tjera që krijonte.

Dukagjini në anën tjetër me një ekip paksa eksperimental tashmë kur po mbyllet stinori, e Armend Dallku i dha mundësi disa lojtarëve që zakonisht nuk nisin në 11-she të parë. Gjithsesi, edhe ata në detyrë - por me më pak përvojë në fushë.

TABELA AKTUALE

Derisa Feronikeli’74 ndeshjen jetike për shpëtim të pastër në Superligë, do ta luajë në xhiron e fundit të stinorit ndaj Fushë Kosovoës së rënë si mysafir dhe do të duhet të pres gabimin e Gjlianit në Klinë, Dukagjini është pikërisht ekipi që do ta pret Gjilanin për mbyllje stinori!

Feronikeli’74 mbyll xhiron e parafundit të stinorit (XXXV) në pozitë të tetë (pozitë për playout/barazh) dhe ka 41 pikë, një më pak sesa Gjilani që është i shtati (pozitë që siguron Superligën pastër). Dukagjini me 45 pikë, është mbi Gjilanin!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga