Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDMIET E KDE-së, SHKALLA E PARË

Ballkani dënohet me 1300, kryetari i tyre me 600 euro

Ballkani dënohet me 1300, kryetari i tyre me 600 euro


22 May, 2024 @14:23

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së ka dënuar FC Ballkanin dhe kryetarin e saj për incidentin e ndodhur në ndeshje ndaj Fushë Kosovës, gjatë kampionatit.

Sot, FFK ka publikuar vendimet e KDE-së (shkalla e parë) ndërsa ka bërë të ditur se FC Ballkani është dënuar me 1 mijë e 300 euro, kurse kryetari i klubit Arsim Kabashi me 600 euro.

Mëposhtë, vendimet:

FC ”Ballkani”. Lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, në korridorin e zhveshtoreve persona të paautorizuar shajnë ofendojnë dhe sulmojnë fizikisht kryetrajnerin e ekipt mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist)

Kryetari i FC “Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyryar të ndeshjes Ballkani–Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 600 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga