NË MOMENT TË RËNDËSISHËM
Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën
18 May, 2024 @18:09
Pas dy humbjeve dhe një barazimi, Gjilani ka arritur të mposhtë Dritën këtë stinor në kuadër të Superligë dhe atë në moment tepër të rëndësishëm për ekipin e Gentjan Mezanit, pasi që skuadra po lufton për mbijetesë direkte në elitë.
Gjilani ka qenë shumë kërkues që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa Drita e këputur nga lufta për titull pa motiv të madh, përkundër se derbi i madh i qytetit. Dhe Gjilani gjeti edhe golin shpejt, kur Edison Kqiku i dha avantazhin, ndërsa më pas edhe Senad Jarovic shënoi, por që goli i tij u anulua nga VAR.
Sidoqoftë, Gjilani gjeti sigurinë në fillim të pjesës së dytë, kur Kushtrim Shabani realizoi për 2-0 dhe pastaj kontrolli lojën. E tëra që bëri Drita deri në fund ishte goli i shënuar nga ish lojtari i Gjilanit, Albert Dabiqaj për përfundimtaren: Gjilani - Drita 2-1 [Edison Kqiku 12’, Kushtrim Shabani 49’ - Albert Dabiqaj 90’+10].
Me fitore Gjilani mbetet i shtati në renditje me 42 pikë, një më shumë sesa Feronikeli’74 që është i teti, pozitë kjo që dërgon në barazh. Drita ndërkaq është e treta me 66 pikë nga 35 ndeshje.
Gjilani stinorin do ta përfundojë ndaj Dukagjinit në Klinë, ndërsa Drita në shtëpi ndaj Malishevës.