Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REFERI I FIFAs NË DERBI

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës


16 May, 2024 @16:44

Ndër ndeshjet më interesante të stinorit, ajo ndërmjet Llapit që ende ka gjasa për titull dhe Ballkanit që është shumë afër titullit do të gjykohet nga Genc Nuza.

FFK ka bërë të ditur sot përmes shortit referët e xhiros XXXV të Superligës, ndërsa Nuza është përcaktuar të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Llapi-Ballkani.

TABELA AKTUALE

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit, Ballkani (72) ka 4 pikë më shumë se Llapi (68). E fitorja për Llapin në këtë ndeshje është imperativ, pasi që secili rezultat tjetër - do ta bëj Ballkanin përsëri kampion të Kosovës.

Nuza përndryshe do të ndihmohet nga Granit Hyseni dhe Alban Ejupi si anësorë, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Egzon Dakaj. Në VAR kryesor do të jetë Lirim Jashari, kurse ndihmës i tij AVAR, Bajram Kabashi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga