Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FESTË NË MALISHEVË, FC MALISHEVA SIGURON GARAT EVROPIANE

Malisheva për herë të parë në gara evropiane, pas humbjes së Prishtinës

Foto: FCMalisheva

Malisheva për herë të parë në gara evropiane, pas humbjes së Prishtinës


22 May, 2024 @20:58

Pozita e katërt e sigururar në renditjen e Superligës për Malishevën është treguar vendimtare, ndërsa ekipi sot ka të konfirmuar daljen në gara evropiane për herë të parë në histori të klubit - pasi që Ballkani mposhti Prishtinën në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Nga rrugëtimi i Kupës, vetëm fituesi siguron daljen në gara evropiane. E pasi që këtë e fitoi Ballkani, që ka fituar të siguruar daljen në Evropë edhe nga Superliga, atëherë shkon ekipi i renditur më së miri në renditje tabelare - që në këtë rast do të thotë - FC Malisheva.

Drilon Hazrollaj, Etnik Brruti, Altin Aliu dhe shumë futbollistë të tjerë të Malishevës me në krye tenikun e ri por të guximshëm për taktika, Qëndrim Kida, do të debutojnë këtë verë në kualifikime për Ligë të Konferencës.

Prishtina në anën tjetër ka mbetur pa dalje në gara evropiane pasi që humbi finalen e Kupës së Kosovës, ndërsa Superligën e mbylli në pozitë të pestë.

“Jemi të emocionuar që FC Malisheva është kualifikuar në UEFA Conference League për edicionin 2024-2025 për herë të parë ndonjëherë! Kjo është një arritje e rëndësishme që pasqyron përkushtimin, punën e palodhur dhe pasionin e çdo anëtari të ekipit tonë.
Nga seancat stërvitore e deri tek ndeshjet, çdo hap i këtij rrugëtimi ka qenë i mbushur me vendosmëri dhe këmbëngulje. Kemi kapërcyer sfidat, kemi shtyrë kufijtë tanë dhe kemi dalë më të fortë se kurrë më parë.
Ne duam të falënderojmë nga zemra fansat tanë dhe të gjithë qytetarët e Malishevës që na kanë mbështetur në çdo hap të rrugës. Inkurajimi juaj i palëkundur ka qenë forca jonë lëvizëse dhe ne mezi presim t’ju bëjmë krenarë në skenën evropiane.
Trajnerëve tanë, stafit dhe të gjithëve në prapaskenë, faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të pafund në ekipin tonë. Udhëzimi juaj ka qenë i dobishëm për të na ndihmuar të arrijmë këtë moment historik.
Tani, është koha ta prezantojmë FC Malishevën me krenari dhe pasion në skenën evropiane. Së bashku, do të shkruajmë kapitullin tjetër në trashëgiminë e ekipit tonë.
Bëhuni gati për të brohoritur më fort se kurrë më parë!!!”
— ka shkruar FC Malisheva në njoftimin festiv.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga