ZYRTARE
Edhe Suhareka me trajner nga Shqipëria
26 May, 2024 @17:11
Si Ballkani, edhe skuadra tjetër e qytetit tash e tutje do të drejtohet nga një trajner nga Shqipëria.
Suhareka, që sezonin tjetër do të garojë në Superligë, ka emëruar sot në krye të skuadrës Shpëtim Duron, trajnerin nga Shqipëria.
Së fundi pjesë e Strugës në Maqedoni, me të cilën u shpall kampion dhe luajti në garat evropiane, Shpëtim Duro ka përvojë edhe në futbollin e Kosovës me skuadrën e Dritës, ndërkohë që ka drejtuar plot skuadra në Shqipëri.
Për pak kohë, Duro ishte edhe ndihmëstrajner i Kombëtares Shqiptare të futbollit në periudhën 2006-2007.
Kujtojmë që sezonin që e lamë pas në Ligën e Parë Suhareka e nisi me Granit Begollin kryetrajner, e më pas këtë pozitë e mori Arsim Thaqi, i cili me sukses arriti t’i çojë në Superligë. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi që Thaqi ta mbajë këtë pozitë edhe për sezonin e ardhshëm.