NGA NJOFTIMI I KG-së
Prishtina në disiplinore pas finales së Kupës
28 May, 2024 @16:45
FC Prishtina është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave i FFK-së, pas finales së Kupës, të cilën e humbi nga Ballkani ditë më parë. Tifozëria e bardhekaltërve kishte gjuajtur me mjet të fortë portierin e FC Ballkanit Enea Koliçi, për ç‘gjë KG ka inicuar procedurë disiplionre.
“Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Para fillimit të pjesës së dytë nga tifozët e FC”Prishtina”, ”Plisat”, të cilët ishin prapa portës goditet me mjet te fortë në kokë portieri i FC ”Ballkani”, Enea Koliqi, për fat lëndimi nuk ishte serioz, fillimi i pjesës së dytë u vonua 15 minuta derisa ju dha ndihma mjekësore. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Prishtina.”
Gjithashtu, te Prishtina në disiplinore është futur edhe drejtori i përgjithshëm i ekipit, Artan Osmani, për akuza ndaj organeve të FFK-së!
“Ndaj: Drejtorit të përgjithshëm FC ”Prishtina”, Artan Osmani. Motivi: Në një prej emisioneve vendase sportive shpif dhe akuzon organet e FFK-se për padrejtësi ”Një pjesë e klubeve e kanë shpreh shqetësimin , por nuk guxojnë të dalin publikisht”, si dhe akuzon gjyqtarët se kinse me vendimet e tyre i kanë dëmtuar për 12 pikë. Sipas xhirimit televiziv.”