Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I SHPËTOI NË SUPERLIGË, POR S'MBIJETON EDHE NJË STINOR

Gjilan ndahet me Gentjan Mezanin

Foto: SCGjilani

Gjilan ndahet me Gentjan Mezanin


3 June, 2024 @11:40

Trajneri që erdhi në krizë te ekipi dhe ua shpëtoi stinorin në Superligë pa pasur nevojë për barazh, Gentjan Mezani, është ndarë me klubin e Gjilanit.

Skuadra nga Anamorava ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht se kanë përfunduar bashkëpunimin me trajnerin vlonjat.

“Sport Club Gjilani njofton se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar.

Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023/24.

Po ashtu komunikojmë përfundimin e bashkëpunimit edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent.

Njëherit u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta.”

Kujtojmë, Gjilani në fund të verës pak para fillimit të stinorit pas tërheqjes së ish kryetarit Florim Zuka mbeti në krizë të rëndë financiare. Gati të gjithë lojtarët iu larguan. Pas një ri-organizmi të shpejtë, me Mezanin në krye, ekipi u kosolidua me kohë dhe siguroi mbijetesën direkte në Superligë duke mos pasur nevojë për ndeshje barazhi me fitore në xhiron e fundit ndaj Dukagjinit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga