PRISHTINA
Përfundon aventura e Egbos te Prishtina
2 June, 2024 @13:31
Ka përfunduar aventura e Emmanuel Egbos te Prishtina.
Kryetrajneri Egbo, që Prishtinën e mori në tetor të vitit të kaluar, rreth 2 muaj pas fillimit të sezonit, me këtë skuadër përfundoi i pesti në renditje, ndërkohë që u mposht në finale të Kupës nga Ballkani, duke mbetur kështu pa gara evropiane. Kjo doli të ishte e pamjaftueshme që kontrata e nigerianit të zgjatet dhe rrjedhimisht bashkëpunimi mes palëve u ndërpre.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të kryeqytetasve sot në Facebook.
14 fitore, 10 barazime e 9 humbje është bilanci i Egbos te skuadra më e trofeshme e futbollit kosovar, ndërkohë se kush do ta zëvendësojë Egbon, mbetet të shihet në vazhdim.