Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MUNISHI RIKTHEHET NË SUPERLIGË

Ismet Munishi trajner i ri i Dukagjinit!

Fotot: KFDukagjini/ fb

Ismet Munishi trajner i ri i Dukagjinit!


4 June, 2024 @16:50

Pas ndarjes me Armend Dallkun, KF Dukagjini ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me trajnerin Ismet Munishi, i cili do të drejtojë skuadrën në vijim.

Ekipi nga Klina, që në stinorin e kaluar debutoi në gara evropiane, ndërsa këtë vit ishte i sigurt në mes të tabelës dhe pa telashe për rënie, kërkon të bëj ngritje në lojë të ekipit, ndërsa për këtë mision ka përzgjedhur Munishin.

Ismet Munishi

“Sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës,” ka shkruar njoftimi i KF Dukagjinit, pa bërë të ditur kohëzgjatjen e marrëveshjes së dakorduar.

Munishi 49 vjeçar ka qenë trajner i shumë skuadrave të Kosovës, ndërsa së fundi ka punuar me Ferizajin në Ligë të Parë gjatë stinorit të kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga