Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAJMI I FUNDIT!!!

FSHF dhe FSS në bashkëpunim për të organizuar EURO U-21 2027

FSHF dhe FSS në bashkëpunim për të organizuar EURO U-21 2027


9 May, 2024 @12:10

Në një njoftim të lëshuar sot, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe ajo serbe (FSS) duket se janë duke u bërë gati për të pritur EURO U-21, që mbahet në vitin 2027. FSHF ka publikuar njoftimin, ndërsa ka arsyetuar bashkëpunimin me Federatën serbe të futbollit pasi që nuk i plotëson kushtet për numrin e stadiumeve!

Mëposhtë, njoftimi i plotë i FSHF-së.

Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit europian. Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni. Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë  që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21. Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit.”


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore