TË GJITHA PËRFORCIMET E "PAMPURËVE"
Fushë Kosova përforcohet në secilin repart
6 February, 2024 @14:43
Skuadra e Fushë Kosovës, që iu rikthye Superligës këtë stinor dhe po lufton për mbijetesë ka bërë të ditë më parë për disa përforcime në ekip. Burim Shala, trajner, duket se është i këanqur nga faza përgatitore e kryer në Durrës të Shqipërisë, ndërsa ekipi është përforcuar në thuajse secilin repart me nga një lojtar, ashtu që të luftojë deri në fund për të mbijetuar në Superligë.
Fushë Kosova në pjesën e parë të stinorit 2023/24 ka arritur t’i regjistrojë 2 fitore e 4 barazime dhe me 10 pikë ka mbyllur pjesën vjeshtore të stinorit në pozitën e parafundit të Superligës. “Pampurët” iu rikthyen Superligës pas një dekade dhe nuk dëshirojnë që të rikthehen përsëri në Ligë të Parë!
Përforcimet e prezantuara të Fushë Kosovës:
Kristi Kote - 25 vjeçar, nga Erzeni - mesfushor qendror;
Sinan Sinanovic - 26 vjeçar, nga Petrovac - sulmues krahu;
Davide Borsellini - 25 vjeçar, nga Atletico BGM - portier;
Damir Kojasevic - 36 vjeçar, nga Arsenal Tivat - mesfushor ofanziv;
Bleart Kastrati - 20 vjeçar, nga Bylisi - mbrojtës i majtë;
Alden Skrijelj - 23 vjeçar, nga Jezero - mesfushor krahu;
Kadri Berisha - 20 vjeçar, nga Llapi U-21 - ;
Eldin Demiri - 26 vjeçar, nga A&N - qendërsulmues.