SHKON EDHE JONUZI!
Liria shkarkon trajnerin e posa emëruar
31 January, 2024 @15:01
Trajneri i Lirisë që erdhi vonë në ekip dhe u emërua për të këndellur ekipin pas largimit të Nedim Yigitit, Mirsad Jonuz - prej sot nuk është më trajner i bardhezinjëve prizrenas.
Liria bëri të ditur se ka ndarë rrugët me Jonuzin që vinte nga Maqedonia Veriore dhe tash pritet të shihet se cili trajner do të merr detyrën e kryetrajnerit për të shpëtuar stinorin nëse mundet!
“Sot në mesditë, me marrëveshje klubi dhe trajneri Mirsad Jonuz, kanë ndëprerë bashkëpunimin.
“Po.Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Trajnerin e falenderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar.
Liria, shpejtë do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror.” ka shkruar njoftimi i FC Liria.
Liria këtë stinor iu rikthye Superligës pas katër stinorësh mungesë aty. Ekipi është në vend të fundit të tabelës së Superligës me vetëm 9 pikë dhe me një fitore të vetme nga 18 xhirot e para!
Jonuz erdhi te Liria në xhiron e 16. drejtoi ekipin deri në xhiron e 18. ndërsa udhëhoqi ekipin edhe në ndeshjen e Kupës. Në pushimin dimëror, pak para se të nis pjesa pranverore e stinorit - u ndanë!