FITORE NË MIQËSOREN E FUNDIT PËR KAMPIONIN
Ballkani mposht Dinamo Kievin në miqësoren e fundit
26 January, 2024 @18:33
Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka mposhtur me rezultat 2-0 në miqësoren e fundit të luajtur në Antalya të Turqisë ekipin e madh ukrainas, Dinamo Kiev.
Kanë qenë Mamadou Danfa dhe Albin Berisha që kanë shënuar në fitoren e ekipit nga Suhareka sot, ndërsa kjo ka qenë miqësorja e fundit në kuadër të përgatitjeve për fazën pranverore të Superligës për ekipin.
Ballkani qëndroi për dy javë në Antalya, ndërsa në ditët e ardhshme kthehet në Kosovë, për të vazhduar përgatitjet në stadiumin e qytetit të Suharekës, për të qenë lojtarët plotësisht të gatshëm për pjesën e dytë të stinorit.