Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUEL I GJATË

Celje mposht Prishtinën

Celje mposht Prishtinën


26 January, 2024 @18:39

Celje ka mposhtur Prishtinën 3-1 sot në miqësore, ku sipas faqes zyrtare të Prishtinës bardhekaltërit nga kryqyteti ynë kanë pasur më shumë raste, një shtyllë dhe një penallti të pashënuar.

Gjithsesi, fitorja i takoi liderit vjeshtor të Sllovenisë, që fitoi ndeshjen 3-1, në një duel që u luajt me dy herë nga 60-minuta për pjesë. Kjo ka qenë ndeshja e fundit kontrolluese për Prishtinën në kuadër të fazës përgatitore në Antalya të Turqisë.

Prishtina luajti me këtë përbërje në ndeshjen e gjatë ndaj Celjes.
Përbërja: Kolaj (Nika 61’ – Gjokaj 107’) – Bytyqi (Anderson 79’), Sinani (Limani 61’), Useini (Ramadani 79’ – Salihu 105’), Muja (Gallapeni – 61’) – Gashi (Blesa 61’), Islami (Pllana 97’), Pefqeli (Hamiti – 90’) – Hyseni (Jashari 61’), Uka (Demolli 62’), Kryeziu (Murturi 90’).

Ndërsa golat në ndeshje u shënuan prej Zec 19’, Bajdet 43’, Dulco 81’ dhe Blesa 110’.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga