Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Zyba te Legia, transferi dhe kushtet!

Zyba te Legia, transferi dhe kushtet!


28 January, 2024 @22:44

Mediat polake kanë nisur të përfolin seriozisht kalimin e mesfushorit të Ballkanit dhe të Kosovës, Qëndrim Zyba drejt ekipit të Legias nga Varshava. Ekipi i kryeqytetit polak ka pëlqyer cilësitë e futbollistit të Kosovës, ndërsa sipas Gol 24 dhe shkrimit të autorit J. Czaplewski Legia pritet t’i paguajë ekipit suharekas 500 mijë euro për transferin e mesfushorit qendror.

Qendrim Zyba

Për më tepër, Ballkani do të ketë të drejtën e 20% të kartonit të Zybës për shitjen e ardhshme të tij që do të mund të ndodh potencialisht. Në artikull përmendet se shpejt Zyba do të hyjë në teste mjekësore te ekipi i njohur polak. Zyba ka kontratë me Ballkanin deri në qershor të vitit 2025.

Qendrim Zyba

Zyba më 3 shkurt mbush të 23-tat. Ai është 184 centimetra i gjatë, ndërsa para Ballkanit ka qenë pjesë e Prishtinës. Ai ka luajtur të gjitha ndeshjet me Ballkanin në Ligë të Konferencës në fazën grupore. Ka treguar gjithashtu paraqitje të mira me Kosovën, veçanërisht në ndeshje ndaj Zvicrës si mysafir.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga