LIRIA SHET GOLASHËNUESIN E EKIPIT
Lirisë i largohet golashënuesi më i mirë
26 January, 2024 @18:53
Golashënuesi më i mirë i Lirisë në kuadër të pjesës vjeshtore të stinorit në Superligë, Prins Tjiueza, është larguar nga skuadra prizrenase. Klubi i Lirisë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Tjiueza ka kaluar në radhët e ekipit jugafrikan, Cape Town City.
Sipas faqes zyrtare të Lirisë, nga shitja e Tjiuezës, Liria ka përfituar 65 mijë dollarë si dhe ka lënë si kusht 10% të fitimit nga shitja e ardhshme e tij prej ekipit jugafrikan.
Tjiueza ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit me katër gola të shënuara për Lirinë, duke qenë më i miri në skuadër. Kjo është gati 1/3 e golave të shënuar të ekipit prizrenas në kuadër të pjesës vjeshtore të stinorit. Ndërsa sulmuesi i krahut, namibiani Tjiueza nuk ka qenë pjesë e skuadrës që prej gjysmës së dytë të nëntorit.