Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E FUNDIT, PARA RIKTHIMIT NË GARA

Në kontrolluesen e fundit, Prishtina e Re mposht pastër Lirinë

Fotot: PrishtinaeRe/ fb

Në kontrolluesen e fundit, Prishtina e Re mposht pastër Lirinë


27 January, 2024 @22:57

Skuadra e Prishtinës së Re që garon në Ligën e Parë - Grupi B, ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-0 me anë të golave të shënuara nga Urim Statovci, Lorik Dobratiqi dhe Kreshnik Bahtiri.

Prishtina e Re vs. Liria

Kjo ka qenë ndeshja e fundit kontrolluese e ekipit prishtinas në Durrës, ndërsa tash e tutje skuadra bëhet gati për përballjen e Kupës së Kosovës, që edhe hap pjesën pranverore të stinorit, kur ekipet kthehen në gara zyrtare.

Liria në anën tjetër ka vazhduar me humbje në miqësore, pasi që ditë më parë u mposht edhe prej Trepçës’89. Ekipi prizrenas nuk ka bërë të ditur ende zyrtarisht çfarë përforcime ka marr në ekip, ndërsa i janë larguar disa lojtarë që kanë qenë pjesë e 11-shes përgjatë vjeshtës.

Prishtina e Re vs. Liria

Prishtina e Re po kërkon Superligën këtë stinor dhe aktualisht është në vend të dytë të Grupit B të Ligës së Parë, me një pikë më pak sesa liderja Vjosa. Priten beteja interesante gjatë pranverës në këtë grup të Ligës së Parë, për të parë se cili ekip do të sigurojë Superligën për stinorin 2024/25.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga