Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA MPOSHTET

Fituesja e Superkupës mposhtet në miqësore nga sllovakët

Foto: FCPrishtina/ fb

Fituesja e Superkupës mposhtet në miqësore nga sllovakët


Teksti: FCPrishtina/ fb

23 January, 2024 @16:06

Në ndeshjen e tretë të përgatitjeve në Antalya, Prishtina pëson humbje minimale nga sllovakët e Ruzhomberok, 0-1.

Për kundërshtar një rival jo aq të rrezikshëm, sa të fortë dhe kompakte mbrapa.

Kryetrajneri Egbo luajti me disa ndryshime duke dashur të shihte pothuajse të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, ndërsa pati momente shumë të mira, megjithëse rezultati mbeti i pandryshuar nga ai i minutës së 13-të kur goli erdhi më shumë nga pakujdesia se sa nga ndonjë aksion i rrezikshëm i kundërshtarit.

Prishtina të premten përfundon kontrollueset me kampionët vjeshtor të Sllovenisë, NK Celje.

Përbërja: Nika (Gjoka 80’) – Anderson (Bytyqi 46’), Ramadani (Sinani 46’), Muja (Gallapeni 66’) – Useini (Gashi 46’), Hamiti (Islami 46’), Pefqeli (Shabani 74’) – Uka (Jashari 61’), Hyseni (Demolli 66’), Blesa (Murturi 74’).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga