VAZHDON +2
Besniku edhe dy vjet i Dritës
22 January, 2024 @23:49
Nënkampionja aktuale e Kosovës, Drita, ka bërë të ditur sonte se mbrojtësi i krahut me përvojë, Besnik Krasniqi ka nënshkuar edhe për dy vjet me ekipin gjilanas.
Drita e ka cilësuar Besnikun 33 vjeç si njërin ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, ndërsa kontrata dy vjeçare për golashënuesin më të mirë të Superligës që luan në krah të mbrojtjes, bën që ai të ketë të sigurt të ardhmen e tij te “intelektualët”.