Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ SUPERLIGE NË LIGË TË DYTË!

Prizreni prezanton Armend Ruxhin

Foto: KFFusheKosova/ fb

Prizreni prezanton Armend Ruxhin


20 January, 2024 @14:30

Portieri i deritashëm i Fushë Kosovës në Superligë të Kosovës, Armend Ruxhi, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e ekipit nga Liga e Dytë e Kosovës, FC Prizreni.

Këta të fundit po luftojnë për tu ngritur në Ligë të Parë të Kosovës dhe janë në luftë me KEK-un dhe Mitrovicën për njërën nga dy pozitat që dërgojnë në rangun më të lartë të garave nga liga ku gjenden.

Në deklaratën e dhënë për faqen zyrtare të klubit në Facebook, Ruxhi ka thënë se është i lumtur për kalimin në Prizren, përkundër se ka pasur oferta nga disa klube tjera.

Prizreni ka mbyllur vjeshtën në Ligë të Dytë të Kosovës në pozitë të tretë të renditjes tabelare, me një pikë më pak se Mitrovica që është e dyta dhe katër më pak sesa lideri, KEK-u.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë