Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FC PRIZRENI MERR LIDERSHIPIN E LIGËS

Adonis Krasniqi vendos derbin, FC Prizreni merr kreun e Ligës së Dytë

Adonis Krasniqi vendos derbin, FC Prizreni merr kreun e Ligës së Dytë


18 October, 2023 @10:38

Prizreni ka arritur të shënojë fitore në derbi ndaj Mitrovicës, në ndeshjen e xhiros së nëntë në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.

Me fitore me rezultat minimal, 1-0, me golin e shënuar nga Adonis Krasniqi që erdhi pas asistimit të Ukshin Hotit, Prizreni ka marrë tre pikë të reja dhe tashmë ka dalë mbi Mitrovicën, pasi që shënoi fitoren e shtatë sezonale dhe njoftoi mitrovicasit me humbjen e parë të stinorit.

TABELA AKTUALE

Prizreni pas nëntë xhirosh ka 23 pikë dhe është lider, ndërsa Mitrovica tash është në 20 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë