Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS NDËRTIMI

Behari nis ndërtimin e tribunave

Behari nis ndërtimin e tribunave


6 July, 2023 @11:52

Skuadra e Ligës së Dytë të Kosovës, nga Vitomirica e Pejës, FC Behar, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për të ndërtuar pjesën e tribunave në stadiumin e tyre.

FC Behari ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë në ndërtimin e tribunave, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi ku shihen konstruksionet e para të betonit që mëtojnë të bëjnë shkallët e stadiumit ku do të ulen shikuesit.

Përndryshe, pos Beharit, shpesh në stadiumin e njëjtë kanë luajtur disa skuadra të regjionit të Pejës, nga Liga e Parë dhe e Dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë