Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KF OPOJA NË LIGË TË DYTË!

Alija hero! Opoja kampione arrin Ligën e Dytë

Alija hero! Opoja kampione arrin Ligën e Dytë


22 May, 2023 @18:36

Opoja është me sot edhe zyrtarisht anëtare e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, pasi që në finalen e rajonit të Dukagjinit në kuadër të Ligës së Tretë, ka mposhtur në finale skuadrën e Deçanit me penallti dhe me këtë ka siguruar plasmanin në një rang më të lartë të garave.

Hero i takimit ka dalë të jetë portieri i ekipit, Zekri Alija, që ka mbrojtur dy penallti, pasi që takimi pas 120-minutash lojë (kohë e rregullt + vazhdime) u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, ku Ditëlind Rashiti kishte shënuar për ekipin rrëzë maleve të Sharrit për epërsi 1-0, ndërsa deçanasit më pas barazuan.

KF Opoja

E pasi që nuk kishte fitues pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, atëherë penalltitë vendosën fatin e skuadrës që do të jetë pjesëmarrëse e Ligës së Dytë të Kosovës nga sezoni 2023/24 - që doli të jetë KF Opoja nga Dragashi.

Nga pjesa pranverore e stinorit skuadra e KF Opojës u drejtua nga trajneri prizrenas Erdogan Brando, me të cilin skuadra në fjalë fitoi Grupin A rajonit të Dukagjinit në Ligë të Tretë, prej ku edhe siguruan finalen për tu inkuadruar në Ligën e Dytë, gjë të cilën edhe arritën pas ekzekutimit të penalltive.

Më parë, nga rajoni i Prishtinës Ligën e Dytë e siguroi SC Besiana, që mposhti në finalen e këtij rajoni KF Podujevën me rezultat 4-2!

Ndërsa nga Liga e Dytë në të Tretën bien, FC Besa dhe KF Vitia.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë