Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZHVILLIME

FC Prizreni vazhdon me kapitenin

FC Prizreni vazhdon me kapitenin


27 June, 2023 @11:29

Skuadra prizrenase që garon në Ligë të Dytë të Kosovës në futboll, FC Prizreni, ka bërë të ditur se ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenin e deritashëm të ekipit, Alban Hamzaj.

Hamzaj është bërë lojtari i parë që ka vazhduar bashkëpunimin me klubin për stinorin 2023/24, ndërsa ekipi pret që në vazhdim të zyrtarizojë edhe lojtarë tjerë, për tu bërë gati sa më fortë për edicionin e ardhshëm të garave.

Alban Hamzaj

“Shpresoj të jap më të miren për Klubin ështe një klub shum mir i organizuar me një të ardhme të ndritur, në klub janë të kyqur lojtar të rinjë  me prespektiv,gjithashtu vlen te cekët se në klub mbizotron një atmosfer fantastike si në stervitje ashtu edhe jasht stervitjes që ësht çelsi i sukseseve,shpresoj që kët vit të dalim kampion,dhe sezonin ardhshem të jemi në ligen e parë, vazhdojme drejt një qëllimi,” tha kapiteni Alban Hamzaj në fjalimin e tij.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë