Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLUBI ME SYNIME TË QARTA

FC Prizreni synon Ligën e Parë!

FC Prizreni synon Ligën e Parë!


1 July, 2023 @10:57

Skuadra nga Prizreni, që garon në Ligë të Dytë të Kosovës, FC Prizreni, ka vendosur objektivin për sezonin e radhës në kuadër të garave. Të drejtuar nga trajneri Bekim Bakaj, FC Prizreni ka bërë të ditur se objektivi i vetëm i klubit për stinorin 2023/24 është sigurimi i Ligës së Parë të Kosovës!

“FC Prizreni këtë vitë nuk arriti te kalonte ne Ligen e Pare.
FC Prizreni këtë sezon kanë vetëm një objektiv Liga e parë. Fc Prizreni është ekipi i vetëm i qytetit historik Prizreni, prandaj i’a kemi borgj qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit.”
— ka shkruar fillimisht njoftimi i klubit bardhekaltër nga qyteti i vjetër.

Stinorin 2022/23 FC Prizreni e kreu në pozitën e katër të Ligës së Dytë, 18 pikë më pak se Dinamoja e Ferizajit që siguroi Ligën e Parë si pozitë e dytë nga Liga e Dytë. Fitues i Ligës së Dytë u bë Shkëndija e Hajvalisë, që gjithashtu do të garojë stinorin që vjen në Ligën e Parë të Kosovës.

E FC Prizreni tash ia ka mësyer Ligës së Parë, ndërsa pritet të konsolidojë ekipin gjatë verës për të arritur synimin e vetëm që e ka.

“Në klub këto ditë është duke u punuar rreth transferimeve të reja, me biseda intenzive me lojtarë nga jashtë shtetit si dhe mbrenda Kosovës. Bëhet fjalë për lojtarë shumë kualitativ. Ditet ne vijim do të ju prezantojmë perforcimet e reja, gjithashtu klubi do ti lirojë disa lojtar që kan qenë pjesë e klubit një kohë të gjatë. Njëherit klubi ynë i falenderon per kontributin e tyre deri me tani dhe i uron shum suksese në aventurat e tyre të mëtutjeshme.” — ka mbyllur njoftimin klubi prizrenas.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë