Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË PUNIMET

Zhuri shpejt pritet ta ketë stadiumin

Fotot: AgimAdemi/ fb

Zhuri shpejt pritet ta ketë stadiumin


22 June, 2023 @10:43

Njëri ndër fshatërat më të mëdhenjë të Komunës së Prizrenit, Zhuri, pritet të bëhet me stadium dinjitoz. Së fundi kreu i FFK-së Agim Ademi ka publikuar në faqen e tij publike në Facebook fotografi nga ajri, ku shihet qartë se punimet kanë filluar ndërsa një pjesë e vrazhdtë e punëve është kryer.

Zhuri

Përndryshe, Zhuri një kohë me ekipin e saj Vëllazëria ka qenë pjesë e Superligës, aventurë kjo që nuk zgjati më shumë se një stinor, ndërsa pas kësaj ekipi mori teposhtëzen dhe nuk është aktualisht as anëtar i Ligës së Dytë të Kosovës.

Zhuri

“Zhuri po bëhet me stadium,” ka shkruar Ademi në njoftim, ndërsa stadiumi aty pritet të ketë interesim për lojëra pasi që ka një numër të madh të skuadrave të ligave rajonale dhe nga Liga e Dytë që do të mund të shfrytëzonin këtë stadium, për ndeshje më të rëndësishme.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë